Një zyrtar policor është kanosur gjatë ditës së djeshme në Prizren.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “William Woker”, dje rreth orës 15:30.
“I dyshuari ka penguar dhe ka kanosur zyrtarin policor derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare” – ka thënë Policia.
Tutje është thënë se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.