Rastet e kërcënimeve kohëve të fundit pothuajse janë raste të përditshme të cilat raportohen në polici, fenomen ky mjaft shqetësues dhe sfidues për institucionet e shtetit.
Të hënë në Stacionin Policor në Prizren një person ka raportuar se është kanosur nga një tjetër.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar lidhur me rastin në fjalë ku ka bërë të ditur se i dyshuari për kanosje është arrestuar.
Poashtu, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE Prizren 02.12.2022 – 14:00. Me datën 12.12.2022është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”