Kanoset në person në Prizren, arrestohet i dyshuari

0
824

Rastet e kërcënimeve kohëve të fundit pothuajse janë raste të përditshme të cilat raportohen në polici, fenomen ky mjaft shqetësues dhe sfidues për institucionet e shtetit.

Të dielen në Stacionin Policor në Prizren një person ka raportuar se është kanosur nga një tjetër.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar lidhur me rastin në fjalë ku ka bërë të ditur se i dyshuari për kanosje është arrestuar.

Poashtu, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prizren  04.12.2022 – 21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.” thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here