Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kanosje ndaj një personi tjetër.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan 04 Online.
“Prizren 07.08.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas një mosmarrëveshje e ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online