Lëvizja Vetëvendosje ka nisur tashmë festën për fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut.
Kandidati i kësaj partie, Erden Atiq, ka njoftuar se ka fituar zgjedhjet në këtë komunë.
Atiq thotë se ai do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim.
“Kena fitu. Unë si kandidat kam dalur fitues i këtyre zgjedhjeve. I falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar dhe ata që nuk më kanë votuar, do të jem kryetar për të gjithë. Na presin punë të mëdha përpara. I ftoj qytetarët që të kenë besim në insitutcionin e komunës me mua në krye”, tha Atiq.