Kandidatët për deputet nga Prizreni të “Koalicioni për Familjen” vizitojnë Bashkësinë Islame në këtë komunë

0
36

Kandidatët për deputetë nga “Koalicioni për Familjen” realizuan një vizitë në Bashkësinë Islame të Prizrenit.

Delegacioni, i kryesuar nga Dr. Xhemil Sylejmani dhe i shoqëruar nga Afërdita Saramati, Jeton Haxhimustafa, Doruntina Kokollari, Muhidin Xhezairi, Shahadin Mejzini dhe Amir Ahmeti, u mirëprit me ngrohtësi nga kryetari i Bashkësisë Islame të Prizrenit, Valon ef. Ibrahimi, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim, u theksua rëndësia e familjes si një shtyllë kryesore e shoqërisë dhe u diskutua për sfidat aktuale me të cilat përballet vendi. Kandidatët e koalicionit ndanë pikëpamjet e tyre për promovimin e vlerave tradicionale, duke premtuar përkushtim në mbrojtjen dhe fuqizimin e familjeve kosovare.

Njoftimi i plotë:

Afërdita Saramati së bashku me kandidatët e Koalicionit për Familjen vizitojnë Bashkësinë Islame të Prizrenit

Kandidatët për deputetë nga Koalicioni për Familjen, të udhëhequr nga Dr. Xhemil Sylejmani dhe të shoqëruar nga Afërdita Saramati, Jeton Haxhimustafa, Doruntina Kokollari, Muhidin Xhezairi, Shahadin Mejzini dhe Amir Ahmeti nga Prishtina, zhvilluan një vizitë në Bashkësinë Islame të Prizrenit. Delegacioni u prit ngrohtësisht nga kryetari i Bashkësisë Islame të Prizrenit, Valon ef. Ibrahimi dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Gjatë takimit, kandidatët prezantuan kauzën dhe angazhimin e Koalicionit për Familjen, duke falënderuar udhëheqësit e Bashkësisë Islame për ruajtjen e vlerave fetare, kombëtare dhe tradicionale të familjes, të cilat janë themeli i vizionit të tyre politik.

“U ndjemë të frymëzuar nga tradita e pasur e klerit mysliman, që ndër breza ka luajtur një rol kyç në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare,” theksuan kandidatët. Ata rikujtuan rolin historik të Bashkësisë Islame në shërbim të Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku u hodhën themelet e shtetit modern shqiptar.

Kleri mysliman ka qenë një shtyllë e rëndësishme në periudha të ndryshme të historisë sonë: nga koha e regjimit komunist, rezistenca paqësore që përfshiu shfrytëzimin e infrastrukturës së Bashkësisë Islame në organizimin e arsimit paralel, deri te lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me përulësi u përkujtua sakrifica e 37 imamëve që ranë dëshmorë për liri dhe pavarësi, si dhe mijëra të tjerë që kontribuan aktivisht në mbështetjen e drejtpërdrejtë të luftës për çlirim.

Ky takim simbolik në qytetin historik të Prizrenit është një shembull i angazhimit të Koalicionit për Familjen për të ruajtur dhe forcuar lidhjet e ngushta ndërmjet traditës fetare, kombëtare dhe familjare.

Eman Rrahmani 1 ✔️
Afërdita Saramati 12 ✔️

koalicionipërfamiljën 129✔️

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here