Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rizgjedhjen e tij dhe ka theksuar se para qeverisë qëndrojnë detyra sfiduese.
Në kuadër të këtyre sfidave, ka vlerësuar Merz, përfshihen edhe përparime të tjera në procesin e dialogut me Serbinë.
“Ju uroj përzemërsisht për rizgjedhjen tuaj. Gëzohem që së bashku me ju do t’i thellojmë më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore ndërmjet vendeve tona. Para jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se me përvojën tuaj do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Në këtë përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha kancelari gjerman.














































