Mediumi gjerman “Deutsche Welle” shkruan se kancelari gjerman, Olaf Scholz në fillim të muajit qershor pritet të vizitojë Kosovën.
Ky takim vjen një muaj pasi kancelari gjerman priti në zyrën e tij në Berlin, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.
Fillimisht vizita e tij do të nisë me 10 qershor me Beogradin, e më pas edhe me vendet e tjera të rajonit, Prishtinën, Tiranën dhe Shkupin.
Ndryshe, tre javë më parë, Scholz priti në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksadar Vuciq.
Pas takimit që pati me Kurtin, Scholz tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve.
Ai tha se marrëveshja e ardhshme Kosovë-Serbi do të ketë shumë detaje, por se do të përfshijë edhe njohjen reciproke.
“Objektivi i dialogut të Brukselit [midis Kosovës dhe Serbisë] është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme, që u hap të dyja vendeve perspektivën e [anëtarësimit në] Bashkimin Evropian dhe kontribuon për stabilitetin rajonal”, tha Scholz./Reporteri.net