Kancelari i Austrisë Karl Nehammer, iu ka bërë thirrje qytetarëve austriak që t’i lëshojnë ngrohëset e rrymës.
Nehammer iu drejtua atyre duke iu thënë se do të ndihmohen me para nga qeveria që ai drejton.
“Askush në Austri nuk duhet të shqetësohet se nuk mund ta ndezë ngrohjen sepse çmimet e energjisë janë shumë të larta. Ne ndihmojmë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë”.
Sipas tij me nga 150 euro do të ndihmohen rastet sociale dhe të papunët, pastaj do të pezullohet tarifa fikse e energjisë elektrike dhe do t’u jepen nga 300 euro shtesë për grupet e pambrojtura.
“150€ ndihmë për rastet sociale dhe të papunët. Pezullimi i tarifës fikse të energjisë elektrike. 300€ shtesë për grupet e pambrojtura”.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për media të mbajtur në muajin dhjetor kishte thënë se në shtëpinë e tij ishte ngrohur me batanije.