Kampionia olimpike, Distria Krasniqi garon sot në Olimpiadë

0
144

Dita e dytë e Lojërave Olimpike në Paris sjell edhe garimin e sportistes së dytë kosovare.

Bëhet fjalë për kampionen olimpike, Distria Krasniqi që do të garojë sot në Paris.

Pasi e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të kaluara në Tokio në kategorinë deri në 48 kilogramë, Distria Krasniqi kërkon suksesin e njëjtë në një kategori më të rëndë, atë të 52 kilogramëve.

Rreth orës 10:00 pritet që të garojë Distria Krasniqi, e cila në raundin e parë do të jetë e lirë.

Në raundin e dytë, xhudistja kosovare do të ndeshet me fituesen e duelit mes Maryam March Maharani nga Indonezia dhe Jacira Ferreira nga Mozambiku.

Dje, garimin e ekipit kosovar e nisi Donjeta Sadiku në boks, e cila shënoi fitore në përballjen e parë.

Gjatë tri ditëve në vijim do të ketë xhudistë kosovarë që do të garojnë në Lojërat Olimpike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here