Qeveria e Kosovës dje ka marr vendim për ndalimin e importit të të gjitha mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës.
Vendimi për ndalimin e hyrjes së mallrave të Serbisë në Kosovë ka ardhur si pasojë e kidnapimit të tre policëve kufitarë nga forcat serbe.
Serbia nga ky vendim i humb 800 mijë euro në ditë.
Sipas statistikave të doganave të Kosovës mallrat serbe në Kosovë nga muaji janar deri sot vlera e mallrave të importuara nga Serbia është 123 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar ka ulje të importit për 8.6 për qind.
Ndërsa brenda një muaji përllogaritet se importohen rreth 24 milionë euro, ndërsa mesatarja ditore e importit të mallrave serbe përllogaritet të jetë 800 mijë euro.