Kameramani i AP-së nga Turqia: “Inshallah nuk bëhet në Kosovë, sepse siç janë ndërtimet…” (VIDEO)

0
230

Kameramani i Asocciated Press, Sylejman Kllokoqi, i cili po operon në zonat e prekura nga tërmetet në Turqi, ka treguar në Klan Kosova rreth gjendjes së tanishme atje.

“24 orë po punohet non-stop që t’i heqin rrënojat dhe gjithmonë hasin në trupa, shumë pak prej të tyre të gjallë. 18 orë në ditë informojmë opinionin botërorë. Ndihmat janë duke ardhur. Është një gjendje shumë e rëndë, banorët i presin familjarët nën rrënoja tërë natën, duke shpresuar që ndonjë pre tyre të dalë i gjallë”, tha Kllokoqi në edicionin e lajmeve të Klan Kosova.

Kllokoqi tha se kjo është një tragjedi humanitare dhe shprehu dëshirën që një e tillë të mos ndodh në Kosovë, pasi sipas tij, ndërtesat nuk janë të sigurta.

“Është një tragjedi humanitare që ka vite që nuk ka ndodhur, ndonjëherë po mendoj nga ky vend, ‘Inshallah nuk na kap neve në Kosovë, sepse siç janë bo ato ndërtime, është çudi’. Ky vend ka filluar të zhvillohet para 20 viteve, sepse nuk kanë pasur as shumë zhvillim. Kjo pjesë e Turqisë kanë filluar ndërtimet me 15 apo 17 katëshe, po flitet se 15 mijë prokurorë janë caktuar për me ditë shkaqet pse ka ndodhur gjithë ky shkatërrim me këtë shkallë të tërmetit. Unë nuk besoj se cilësia e tyre është e fortë”, u shpreh kameramani.

Ai tutje tha se hotelet janë “ngulfatur” nga njerëzit që duan ta kalojnë natën aty.

“Gjendja është e vështirë edhe me hotele. Nuk ka hotele. Të gjithë janë të mbushur me refugjatë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here