Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka goditur presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se aksionin në veri të Kosovës më 24 shtator nuk është dashur ta kryej Policia e Kosovës, duke aluduar te KFOR’i.
Për këtë Shaip Kamberi, thotë se Vuçiqit nuk i ka mjaftuar që KFOR’i dhe EULEX’i ishinnë në ”dhomën e VAR’it“.
”Vuçiq ende po ankohet se pse aksioni i Banjskës nuk është kryer nga EULEX-i, por nga policia e Kosovës. Siç duket, për të nuk mjafton që KFOR-i dhe EULEX-i ishin në dhomën e VAR-it“, ka thënë ai.
Më 24 shtator një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës duke vrarë kështu policin Afrim Bunjakun, tashmë hero i Kosovës. /Gazeta Express