Në seancën e fundit të Asamblesë në Prizren sot ka kaluar amandamenti që rregullon subvencionet për shtesat e fëmijëve të sapo lindur.
Propozimin e këtij amandamenti në emër të LVV-së e ka bërë Selman Sokoli, në të cilin është parashikuar që për fëmijën e parë të jepen 250 euro, për të dytin 300 dhe jo më pak se 350 mbi të tretin.
“Prezentimi i Amandamentit të shtesave për fëmijë në emër të Grupit të Kuvendarëve të Lëvizjes VETËNDOSJE! në Prizren.
Me këtë Amandament, përmes rregullores e kemi trajtuar çështjen e shtesave për fëmijët e posalindur, ku nga tani e tutje kjo rregullohet përmes kësaj norme dhe nuk varet nga vullneti i ekzekutivit.
PS: shuma është: fëmija i parë jo më pak se 250 euro; i dyti, jo më pak se 300 euro dhe mbi të tretin, jo më pak se 350 euro.
PS: Nuk mund ta fshehim zhgënjimin me disa kolege që përkundër se tërë kohën e kanë gojën plotë barazi e mundësi për gra, sot iu nënshtruan diktatit të pushtetit dhe nuk votuan,
por,
Megjithatë, Amandamenti kaloj.
Urime të gjithëve!”, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’ Selman Sokoli, asambleist i LVV-së në Prizren./04 Online