“Kalaja e UÇK-së” në Leskovec mbetet në terr, pak interesim nga pushteti lokal për rikthimin e saj

0
136

Në kuadër të shumë aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit në Prizren, në fshatin Arbëri (Leskovec) më 12 qershor të vitit 2024 ishte bërë përurimi i “Kalasë së UÇK-së”.

Një projekt që u mirëprit nga të gjithë. Në ceremoninë e përurimit të këtij memoriali u patën përkujtuar dëshmorët dhe luftëtarët e UÇK-së, angazhimi i të cilëve u cilësua si gurthemel i shtetësisë së Kosovës.

Madje, edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj kishte marrë pjesë, duke thënë para të pranishmëve se komuna në bashkëpunim me Agjencionin për memoriale e kishin finalizuar këtë porjekt.

“Këto tri shkronja të arta të UÇK-së do të mbesin këtu si një dëshmi e një procesi shumë të rëndësishëm dhe një kontributi të jashtëzakonshëm që ia ka sjellë lirinë këtij vendi”, pati thënë Totaj në ditën e inaugurimit.

Por, siç duket ka mjaftuar vetëm me inaugurimin, ngase 04 Online nga burime të sigurta ka mësuar se qe disa javë ky memorial nuk ka energji elektrike, e cila njëherit e mundëson ndriçimin e shkronjave të arta të “UÇK”.

Ndonëse ditëve të fundit Prizreni me rrethinë ka patur vështirësi në furnizim me energji elektrike, lënia kësodore e memorialit, jep shije absolutisht të keqe.

Ndryshe ky memorial mori emrin “Kalaja e UÇK-së”, dhe pak muaj pas përurimit ka mbetur pa energji elektrike e cila në mbrëmje e identifikon dhe jep mesazhin e qartë publik aty përreth, në Prizren dhe jo vetëm.

Në të njëjtën gjendje janë edhe tri shkronjat e arta “UÇK” në Kalanë e Prizrenit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here