André Onana nuk po i shmang dot gabimet gjatë kësaj pjese të fundit të përvojës së tij me Ajaxin e Amsterdamit, ndryshe nga forma që ka shfaqur në radhët e Kamerunit. Nga 1 korriku, portieri i “Harkëtarëve” do të jetë pjesë e Interit në Serinë, por por shkak të gabimeve trashanike që po kryen, ka hedhur dyshime mbi cilësitë e tij te tifozët zikaltër.
Duket që Onana po vuan mungesën e gjatë në fushë për shkak të pezullimit për doping. Megjithatë, për të qetësuar fansat e Interit mbi cilësitë e Onanës, mendon një portier legjendë, siç është Oliver Kahn. I intervistuar për “SportBild”, drejtuesi i lartë i Bayernit të Mynihut bëri një panoramë emocionuese të karakteristikave teknike të Onanës:
“Besoj se Onana është në top 5-shen e portierëve më të mirë në botë. Ai ka shkathtësi, shpejtësi dhe fuqi, me këmbët është shumë i mirë, cilësitë e tij në fillimin e aksionit janë të jashtëzakonshme”.
Kahn më pas vazhdoi të krahasonte nigerianin me disa nga interpretuesit më të mirë aktualë të rolit të portierit: “Onana është mes Alisson Becker dhe Marc André Ter Stegen. Ky djalë mund të bëhet më i miri nëse vazhdon të punojë shumë. Në fund të fundit, brezi i ri është shumë më fleksibël se ne”.
Një kurorëzim i vërtetë, pra, që vjen nga ai që mund të konsiderohet legjendë në rolin e tij./SS