Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj e ka vlerësuar si shqetësuese ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Si Kosovë, si shtet, jemi ndër vendet më të pasura me bazë të energjisë dhe tani po rritet çmimi i rrymës për 100 përqind”, është shprehur Kadrijaj, njofton Klan Kosova.
Kjo ngritje do ta rëndojë jetën e qytetarëve dhe kjo do të ndodhë në muajin e parë. Asnjë qytetar nuk mund të investojë në planifikimet familjare”.
“Institucionet dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë po sillen sikurse kanë zbrit nga qielli”.
Kadrijaj ka thënë se qeveria aktuale duhet të nisë të mendojë për ndërtimin e termocentralit të ri që do të zgjidhte problemin me energjinë.