Kadriaj: Varrezat e martirëve të masakrës së Tusuzit, ku pushojnë heronjtë tanë, janë në gjendje të mjerueshme

0
108

Zyrtari i LDK-së në Prizren, Nderim Kadriaj, ka reaguar gjendjen e rëndë të varrezave të martirëve të masakrës në lagjen Tusuz, raporton 04 Online.

Kadriaj në reagimin e tij ka theksuar se varret janë të mbuluara me barë të thatë, shkurre dhe mbeturina, duke e quajtur këtë harresë dhe neglizhencë të pafalshme nga pushteti lokal.

Reagimi i plotë i Nderim Kadriajt

Rrugës për të takuar disa miq në lagjen Tusuz, u ndala për një moment dhe pashë me sytë e mi një pamje që të dhemb shpirtin!

Varrezat e martirëve të masakrës së Tusuzit, ku pushojnë heronjtë tanë, janë në gjendje të mjerueshme. Përreth tyre ka mbeturina të shpërndara, bari i thatë dhe shkurre të cilat kanë pushtuar varret, duke krijuar një pamje të turpshme dhe të papranueshme.

Është e pafalshme që vendi ku prehen ata që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e këtij vendi të lihet në këtë harresë e neglizhencë totale nga pushteti lokal. Këto varreza janë jo vetëm kujtim për familjarët, por edhe monument i gjallë i historisë sonë të dhimbshme e krenare.

Prizreni meriton kujdes, dinjitet dhe respekt për ata që u flijuan për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here