Në Shqipëri po shënohet një ngjarje historike, atje ku është duke u zhvilluar Samiti i Procesit të Berlinit, me çrast janë mbledhur liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, përfaqësues të lartë të BE-së si dhe liderët e Ballkanit, raporton Gazeta Sinjali.
Sot, në punimet e këtij Samiti që u mbajtën në ambientet e Piramidës së Tiranës, i pranishëm nuk ishte edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili ka mbërritur në Shqipëri vetëm pak çaste më parë.
Ai është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ndërsa siç njoftoi kryeministri Rama, tashmë të dy janë takuar për herë të parë në tokën shqiptare.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe shkrimtari, Ismail Kadare i cili shkëmbeu një përqafim e disa fjalë nën buzëqeshje.
Ndër tjera Kadare pranoi sot nga presidenti Macron Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.
“Presidenti Emmanuel Macron i Francës, vendit që aq shumë e deshi, aq shumë e frymëzoi dhe lartësoi Ismail Kadarenë, i dorëzon shkrimtarit tonë të shquar Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit””, njoftoi Rama.
Macron teksa e dekoroi Kadaren tha se i njëjti është poet i Ballkanit, rapsod i Evropës e lajmëtar i lirisë.
“Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Evropës, si lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që ju mishëroni kaq çmueshëm mes Shqipërisë dhe Francës kam nderin sot të iu ngre në gradën e oficerit të lartë në urdhrin e legjionit të nderit”, u shpreh Macron.