Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal në Prizren, Fejzë Kabashi, ka premtuar se me qeverisjen e Driton Selmanajt, Qendrat e Mjekësisë Familjare do të kthehen në funksionin e tyre bazë, shkruan 04 Online.
Sipas Kabashit ato do të ofrojnë shërbime me dy ndërrime, përfshirë stomatologji, laborator, pediatri, gjinekologji dhe interna, si dhe kujdestari 24-orëshe në disa QMF kryesore.
Kabashi njëherit ka thënë se do të synohet rritja e stafit dhe hapësirave për shërbime më cilësore për qytetarët e Prizrenit.
Postimi i plotë i Fejzë Kabashit
Shëndetësia;
QMF = Qendra e mjekësisë familjare
AMF = Ambullanta e mjekësisë familjare
QMF-të në Komunën e Prizrenit (të cilat tani po e luajnë rolin e AMF-ve), me qeverisjen e LDK-së në krye me Driton Selmanaj, do të kthehen në rolin e tyre bazë, me ç’rast do të shërbejnë me dy ndërrime në shërbimet e mjekësisë familjare, stomatologjisë, laboratorike si dhe aftësimi e krijimi i të gjitha kushteve për shërbime shtesë si: pediatrike, gjinekologjike dhe interniste.
Është e domosdoshme të kemi kujdestari njëzet e katër orë në QMF-të: Romajë, Gjonaj, Zhur, Reçan, Korishë dhe Piranë.
Pra, shëndetësi me qendra të mjekësisë familjare funksionale në gjithë Komunën e Prizrenit, duke planifikuar e siguruar rritjen e stafit dhe hapsirave adekuate për shërbime.
Rikujtoj: Staf të mjaftueshëm e me përgjegjësi, shërbime cilësore.
#LDK 113
Driton Selmanaj Kryetar
Dr. Fejzë Kabashi kuvendar