Kabashi: Me LDK-në në pushtet, në katër vitet e ardhme do të ndërtohen mbi 300 shtëpi për familjet në nevojë

0
116

Kandidati i LDK-së për Kuvendin e Prizrenit, Fejzë Kabashi, ka premtuar mbështetje të veçantë për familjet në nevojë përmes programeve konkrete të mirëqenies sociale, shkruan 04 Online.

“Përgjatë dy viteve sa kam menaxhuar këtë sektor, vetëm nga programi i ndërtimit të shtëpive për familjet në nevojë (i filluar si i tillë për herë të parë), janë ndërtuar 100 shtëpi.”, ka thënë në mes tjerash Kabashi.

Postimi i plotë i Fejzë Kabashit

Mirëqenie Sociale:

Me qeverisjen e Komunës nga #LDK113✅️, ky sektorë do të ketë trajtim të veçantë, programe/projekte nga të cilat do të fitojnë direkt familjet në nevojë në Komunen e Prizrenit.

Përgjatë dy viteve sa kam menaxhuar me këtë sektor, vetem nga programi i “ndërtimit të #shtëpiave për familjet në nevojë”(i filluar si i tillë për herë të parë), janë #ndërtuar 100 shtëpi✅️

🟢50 shtëpi, sipas formës “Pikën jashtë”✅️

🟢50 shtëpi komplet edhe të mobiluara (marrëveshje me Jetimat e Ballkanit – e para në Kosovë dhe shembull i të gjitha komunave)✅️

🟩Me LDK-në në pushtet, në katër vitet e ardhme do të #NDËRTOHEN mbi 300 shtëpi të tilla (nuk do të ketë më familje nevojtare, që posedon truall/parcellë, pa banim të sigurtë).

Ndërsa, sa i përket katër viteve që po lëmë pas, u pa një shkelje e familjeve në nevojë, e shtresës me më së shumti nevojë.

Andaj, përkrahja për Driton Selmanaj -Kryetar dhe Dr. Fejzë Kabashi 20✅️-Kuvendar do të jenë paralel me mbështetjen tonë për qytetin tonë🫶

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here