Kabashi: Me LDK-në në pushtet, do të meremetohen mbi 200 shtëpi e banesa për familjet në nevojë

0
120

Kandidati për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga LDK, Fejzë Kabashi, ka theksuar rëndësinë e mirëqenies sociale dhe përkujdesjes për familjet në nevojë. Ai ka rikujtuar se gjatë vitit 2019, sa ka menaxhuar këtë sektor, janë meremetuar 40 shtëpi dhe banesa për familjet skamnore, me dyer, dritare dhe pajisje të plota për banjo, shkruan 04 Online.

Kabashi shtoi se në vitin 2020 ishin përgatitur edhe procedurat ligjore për realizimin e programit për 40 familje të tjera, por që nuk u realizuan.

Ai premtoi se me LDK-në në pushtet, në katër vitet e ardhshme do të meremetohen mbi 200 shtëpi e banesa për familjet në nevojë, duke mos lejuar që askush të jetojë më në kushte të vështira banimi.

Postimi i plotë i Fejzë Kabashit

Mirëqenie Sociale:

#Banimi(Meremetim)

Me qeverisjen e Komunës nga #LDK113✅️, ky sektorë do të ketë trajtim të veçantë, programe/projekte nga të cilat do të fitojnë direkt familjet në nevojë.

Përgjatë vitit 2019 sa kam menaxhuar me këtë sektor, vetem nga programi i ” Meremetimit të shtëpiave dhe banesave të familjeve skamnore” (i filluar si i tillë për herë të parë), janë #Meremetuar 40 shtëpi/Banesa të familjeve nevojtare✅️

🟢 Programi ka përmbajtur: Dyer, Dritare dhe material komplet për banjo(keramik, hidro instalime, rrymë, sanitari e bojler).

🟢Vlen të ceket se edhe për vitin 2020 ishin të zgjedhura dhe të përfunduara gjitha procedurat ligjore për realizimin e këtij programi edhe për 40 familje tjera.

🟩Me LDK-në në pushtet, në katër vitet e ardhme do të #Meremetohen mbi 200 shtëpi/banesa të tilla, nga Komuna (nuk do të ketë më familje nevojtare, të jetojë në kushte të vështira/dobëta banimi).

Ndërsa, sa i përket katër viteve që po lëmë pas, u pa kjart një shkelje e njerëzve më të shkelur, e shtresës me më së shumti nevojë.

Andaj, përkrahja për Driton Selmanaj -Kryetar dhe Dr. Fejzë Kabashi 20✅️-Kuvendar do të jenë paralel me mbështetjen tonë për qytetin tonë🫶

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here