Kandidati për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arianit Kabashi, ka falënderuar banorët e Korishës, për siç ka thënë, për pritjen madhështore dhe përkrahjen e jashtëzakonshme që i dhanë Vetëvendosjes gjatë takimit të mbajtur sonte në këtë fshat, shkruan 04 Online.
Në takimin e organizuar, të pranishëm ishin edhe ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deputeti Arbër Rexhaj, si dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, të cilët u pritën me entuziazëm nga qytetarët.
“Faleminderit Korishë për mbështetjen madhështore! Sonte pritëm me zemër të hapur deputetët Glauk Konjufca, Arber Rexhaj dhe kandidatin tonë për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme — Korisha po e pret me padurim fitoren e 12 tetorit!” – u shpreh Kabashi.
Ai theksoi se kjo mbështetje është pasqyrë e besimit që qytetarët kanë në programin e Vetëvendosjes, i cili synon të sjellë zhvillim të qëndrueshëm, transparencë në qeverisje dhe përfshirje të qytetarëve në vendimmarrje.
Kabashi u shpreh i bindur se fitorja e 12 tetorit do të shënojë një kthesë të madhe për Prizrenin, duke e bërë atë një qytet që funksionon në shërbim të njerëzve.