“Do të mundohem të lëvizë çdo gur që lejon ligji dhe të merr dënimin ai/ajo(institucioni përgjegjëse) që më ka njollosur e shpenzuar psiko/fizikisht e matrealisht për gjithë këtë kohë”, është një pjesë e reagimit të ish drejtorit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi pas refuzimit si të pabazuar të ankesës së Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren nga Gjykata e Apelit.
Së bashku me Kabashin, ishte të akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar edhe Levent Kasemi, Refik Shaqiri, Ares Shporta dhe Ganimete Babanuna.
“Tashmë edhe Gjykata e Apelit e ka #VËRTETUAR se Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë plotësishtë të pa bazuar (dhe për mendimin tim plotësishtë #POLITIKE) edhe pse pas 5 vitesh maltretime fizike e psikike, shpenzime materiale dhe përdhosje morale për mua dhe gjithë grupin.
Do të mundohem të lëvizë çdo gur që lejon ligji dhe të merr dënimin ai/ajo(institucioni përgjegjëse) që më ka njollosur e shpenzuar psiko/fizikisht e matrealisht për gjithë këtë kohë.
Miq të mi do mundohem dhe i lutem #Zotit që gjithë jetën të jem i dobishëm për vete dhe rrethin ku jetojë
Ju dua pa dallime“, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’ Fejzë Kabashi./04 Online