Kabashi: Kanë filluar hetimet për konkursin për Doktor të Stomatologjisë

0
1783

Më 17 qershor të vitit 2022, mbi 30 kandidatë ju kanë nënështruar testit me shkrim për pozitën Doktor i Stomatologjisë.

Deri sot nuk ka asnjë rezultat të publikuar.

Fejzë Kabashi, kandidat në këtë konkurs, përmes një shkrimi në ‘facebook’, ka thënë se lidhur me këtë konkurs kanë filluar hetimet nga Prokuroria Themelore në Prizren.

“Pas disa prononcimeve publike në profilin tim dhe mediume lokale e nacionale, për të marrë një përgjigje për rezultatin e testit të mbajtur me 17 Qershor 2022 në konkursin e organizuar nga Komuna e Prizrenit, si dhe kërkesën me shkrim për këtë qëllim, prap nuk morra as një përgjigje dhe si rezultat sot me 10.05.2023 iu drejtova zyreve të hetuesisë dhe aty më dhanë informaten se për këtë çështje është pregaditur një lënde dhe ajo ndodhet në #Prokurori. Në takimin që e bëra në Prokurori m’u konfirmua se zyrtarisht ky institucion i drejtësisë tashmë është duke e zhvilluar hetimin dhe përgaditjen e #Aktakuzës sipas procedurave që egzistojnë!
Tashmë edhe unë nga ky moment pres që institucionet e drejtësisë të zbardhin fatin e këtij konkursi🙏”, thuhet në shkrimin e Kabashit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here