Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e LDK-së, ka ngritur shqetësimin për mungesën e institucioneve që ofrojnë shërbime sociale në komunë, shkruan 04 Online.
Ai theksoi se për katër vite me radhë qytetarët janë përballur me neglizhencën institucionale në këtë fushë, duke mbetur pa mbështetjen e duhur për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.
“Le të jemi kuvendarë që marrin përgjegjësi, duke siguruar kode buxhetore çdo vit me qëllim që të ndërtojmë dhe funksionalizojmë institucionet që kanë munguar në Prizren”, deklaroi Kabashi.
Sipas tij, prioritet do të jenë: ndërtimi i shtëpisë për të moshuar, funksionalizimi i qendrës së qëndrimit tërë ditor, QPS2, si dhe mbështetja e pakontestueshme për QPS-në si institucion kujdestarie – të cilat janë jetike për mbrojtjen e familjes dhe kategorive të cenueshme në shoqëri.