Kabashi: Do të funksionalizojmë Parkun e Biznesit për të ndihmuar prodhuesit prizrenas

0
75

Kandidati për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arianit Kabashi, së bashku me kandidatin për kryetar, Artan Abrashi, ka vizituar ndërmarrjen “GERTI FOODS”, e cila po shënon sukses në prodhim dhe eksport falë përkushtimit dhe punës së palodhur, shkruan 04 Online.

“Që nga dita e parë e qeverisjes do të punojmë për funksionalizimin e Parkut të Biznesit, pasi shumë ndërmarrje sot janë të ngulfatura nga pamundësia për të zgjeruar kapacitetet e prodhimit, për shkak të mungesës së vendeve adekuate për biznese.”

Kabashi tha se ky hap do t’u mundësojë bizneseve të rriten, të krijojnë vende të reja pune dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik e mirëqenien e qytetarëve të Prizrenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here