Kabashi: Do të angazhohem për banim cilësor për familjet në nevojë, përmes ndërtimit dhe meremetimit të shtëpive

0
126

Kandidati për Kuvendin e Komunës së Prizrenit nga radhët e LDK-së, Fejzë Kabashi, ka theksuar se prioritet i tij mbetet përkujdesja për familjet në nevojë, përmes ndërtimit dhe meremetimit të shtëpive e banesave, shkruan 04 Online.

Kabashi tha se është e domosdoshme që Kuvendi i Komunës të ketë përfaqësues vizionarë dhe me qëllime të mira, të cilët nuk i shohin qytetarët vetëm si votë, por si njerëz që meritojnë dinjitet dhe kushte të denja për jetesë.

“Çdo vit buxhetor të sigurohen kode buxhetore, përmes të cilave do të ndërtohen shtëpi, meremetohen shtëpi apo banesa dhe kulme për të gjitha familjet nevojtare në komunën tonë,” u shpreh Kabashi.

Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët që të ndëshkojnë pushtetarët e politikanët që, sipas tij, e kanë trajtuar qytetarin vetëm si numër votash, pa iu përgjigjur nevojave të tyre reale.

https://www.facebook.com/reel/1118495870472046

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here