Fejzë Kabashi nga LDK-ja në Prizren, ka kritikuar gjendjen e ambulantave mjekësore familjare (AMF) në komunë, duke thënë se shumica prej tyre janë jofunksionale ose punojnë vetëm me orar të kufizuar, shkruan 04 Online.
Ai solli si shembull ambulantën e fshatit Lugishtë të Hasit, me rreth 3 mijë banorë, e cila sipas tij është jashtë funksionit tash e tetë vjet.
Kabashi premtoi se me qeverisjen e LDK-së dhe kryetarin Driton Selmanaj, AMF-të do të funksionalizohen dhe do të ofrojnë shërbime të rregullta të mjekësisë familjare e infermierike, me fokus të veçantë në zonat e largëta si Zymi i Hasit.
Postimi i plotë i Fejzë Kabashit
Shëndetësi, pjesa III
AMF-të në komunën tonë ose janë jashtë funksionit të tyre ose shërbejnë me ditë të caktuara.
Në fotografi është ambulanta e fshatit #Lugishtë e Hasit, fshat ky me rreth 3.000 banorë. Ambulantë jofunksionale që tetë vite; rrena, mashtrime e popullizëm që katër vite rresht.
Me qeverisjen e LDK-së dhe kryetar Driton Selmanaj, AMF-të në Komunën e Prizrenit do të #funksionalizohen e do të ofrojnë çdo ditë shërbime të mjekësisë familjare dhe infermierike.
Përveç kësaj, rëndësi e veçantë do t’i kushtohet vendbanimeve me pozitë gjeografike të largët e me banorë në moshë të shtyer siç për shembull është fshati #Zym i Hasit.
Shërbim shëndetësor për të gjithë, faqebardhë para çdonjërit.
#LDK 113
Driton Selmanaj Kryetar
Dr.Fejzë Kabashi Kuvendar