Sot, u përmbyll procesi i garave, me mbajtjen e garës “Mitingu i 1 Tetorit” në shtegun e Atletikës “Liman Gega” në Malishevë, thuhet në njoftimin e KA “Prizreni”.
“Klubi i Atletikës “Prizreni” arriti rezultate të jashtëzakonshme gjatë garave të vitit kalendarik 2023.
U fituan dy kupa të Kosovës. Në konkurencën e senioreve klubi u shpall fitues dhe në plasmanin e përgjithshëm doli i pari. Në konkurencën e junioreve klubi arriti të fitoj vendin e dytë dhe në plasmanin e përgjithshëm doli i pari.
Performanca e atletëve u rrit dukshëm në krahasim me vitin e kaluar.
U arritën rekorde nacionale dhe personale.
Sara Susuri, Emine Jenuzi dhe Merve Spahi e përfaqësuan Kosovën në gara ndërkombëtare.
Sipas rezultateve mund të themi se në vitin 2023 Klubi i Atletikës “Prizreni” është klubi më i suksesshëm në Kosovë.
Në garën e e cila u mbajt sot, atletët – et e klubit shkëlqyen duke i fituar 13 medalje, 5 të arta, 4 të argjenta dhe 4 të brozëta.
Sara Susuri – U – 20, e para në 100 m. për seniore,
Emine Jenuzi – U -18, e para në 400 m. dhe e dyta në 100 m. për seniore,
Merve Spahi – U – 18, e pra në 800 m. për seniore,
Altrin Jrasniqi – U – 16, i dyti në 100 m. për U – 16,
Orgeta Kryeziu – U – 18 e para në shtizë dhr para në kërcim së gjati për seniore,
Gerta Kurtaj – U – 20, e dyta në gjyle dhe e treta në disk për seniore,
Vanesa Shala – U – 18, e dyta shtizë dhe e treta kërcim së gjati oër seniore,
Aldin Hoxha – U – 16, i treti në disk për dhe i treti në gjyle për U – 16,
Anes Hoxha – U – 14, i treti në gjyle për U – 14.
Në emër të kryesisë, kryetarit Gazi Renaku, trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri, urime dhe suksese në garat e vitit 2024 në shteg!”, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni./04 Online