Jorge Sampaoli është afër gjetjes së një skuadre të re pas shkarkimit nga Sevilla, të cilën e la në një gjendje të vështirë në pjesën e poshtme të klasifikimit në LaLiga.
Argjentinasi, sipas “O Globo”, ka disa oferta për të cilat do të marrë një vendim së shpejti.
Trajneri 63-vjeçar ka një ofertë nga Nottingham Forest i Premier League-s, por ai nuk e ka futbollin anglez në plan të parë.
Sampaoli, shkruan media braziliane, dëshiron të marrë drejtimin e Flamengos, në Brazil. Trajneri dëshiron të presë edhe pak kohë për këtë mundësi të re në sfond.