“Ka një porosi për ty”, ultrasit e Milanit po bëhen gati për të ‘mirëpritur’ Donnarummën

0
187

“Donnarumma, ce posta per te”, (ka një porosi për ty, referuar emisionit italian me të njëjtin titull),-me këtë mesazh dhe një foto të publikuar në rrjetet sociale, tifozët besnikë të Milanit “Curva Sud Milano” kanë paralajmëruar një “mirëseardhje” speciale për ish-portierin e tyre, Gianluigi Donnarumma.

Donnarumma do të kthehet në “San Siro” të martën në mbrëmje për të sfiduar Milanin me Paris Saint-Germain, në Champions League dhe duket se për të do të ketë një pritje “të veçantë”.

Për Gianluigi Donnarumma, ndeshja do të zhvillohet pas gjashtë ditësh nuk do të jetë e para në “San Siro” që kur u largua nga Milani, duke qenë se ishte protagonist i disa ndeshjeve në ish-stadiumin e tij me fanellën e kombëtares italiane.

Megjithatë, do të jetë hera e parë që ai do të kthehet me fanellën e Paris Saint-Germain dhe kundërshtarë do të ketë ish-skuadrën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here