“Ka Mahalla”, projekti i ri i Dajës që po fiton zemrat e fansave

0
105

Këngëtari Daja po e nis vitin me hapa të sigurt në skenën muzikore, duke konfirmuar rritjen e tij të vazhdueshme në showbizz.

Në fund të muajit të kaluar, ai publikoi projektin më të ri muzikor “Ka Mahalla”, i cili brenda pak javësh ka arritur të shndërrohet në një hit të vërtetë. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe fansat, falë ritmit të veçantë, tekstit emocional dhe interpretimit karakteristik të Dajës, që së bashku krijojnë një këngë mjaft të pëlqyer.

Suksesi i “Ka Mahalla” vjen pas projektit “Rahat”, kënga debutuese e këngëtarit, e cila po ashtu u prit pozitivisht dhe shënoi një hyrje të fuqishme të tij në tregun muzikor.

Me këto dy projekte, “Rahat” dhe “Ka Mahalla”, Daja po dëshmon se është një emër në ngjitje në muzikën shqiptare, duke sjellë projekte cilësore dhe duke fituar gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut në këtë fillim viti./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here