“Ka dy vite që kjo skuadër më bën të lumtur”, Inzaghi: Lojtarët po më vendosin në vështirësi

0
185

Inter nuk gaboi në San Siro ndaj Atalantës duke dominuar dhe fituar me rezultatin 4-0.

Një fitore që zikaltërve iu garanton shumë qetësi duke qenë se tashmë e udhëheqin kampionatin me plus 12 pikë nga ndjekësi më i afërt, Juventus. Titulli numër 20 është më pranë se kurrë, edhe pse pas ndeshjes, trajneri Simone Inzaghi kërkoi të mbajë të përqëndruar lojtarët e tij.

“Tek kjo skuadër kushdo që aktivizohet e di shumë mirë rolin e tij dhe se çfarë duhet të bëjë në fushë. Zgjedhjet e mia nuk janë aspak të lehta pasi ka shumë futbollistë që e meritojnë të luajnë, megjithatë kam djem të mrekullueshëm që edhe nëse aktivizohen për pesë minuta, sërish japin maksimumin. Skuadra luan mirë dhe ka dy vite që më bën shumë të lumtur.

Në tre muajt e ardhshëm duhet të jemi shumë të përqëndruar. Rinovimi? Pa përfunduar sezoni nuk më intereson asgjë tjetër. Unë ndjehem shumë mirë, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit, skuadrën dhe tifozët. Tani as mua dhe as drejtuesve nuk iu intereson asgjë, na duhet të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here