Juventusi hyn në garë për Granit Xhakën

0
75

Granit Xhaka mund të jetë një nga emrat më të bujshëm të merkatos këtë verë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventus ka shfaqur interesim serioz për mesfushorin kosovar, duke u futur në garë për transferimin e tij, shkruan 04 Online.

Për një kohë, Milani ishte skuadra që e ndiqte nga afër 32-vjeçarin, por duket se “Rossonerët” janë tërhequr dhe interesimi i tyre është zbehur në javët e fundit.

Xhaka, i cili vjen nga dy sezone të shkëlqyera me Bayer Leverkusenin në Bundesliga, dëshiron të largohet nga Gjermania për të nisur një sfidë të re. Kampioni i Bundesligës e vlerëson kartonin e tij me rreth 15 milionë euro.

Me përvojën e tij dhe stilin e lojës, Xhaka shihet si një përforcim i rëndësishëm për mesfushën e “Zonjës së Vjetër”. Tani mbetet të shihet nëse Juventusi do të konkretizojë ofertën dhe do të fitojë garën për shërbimet e tij./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here