Juventusi është i vendosur ta sjellë Victor Osimhen në Allianz Stadium këtë verë, duke ofruar 85 milionë euro – më shumë se klauzola prej 75 milionë që ai ka në kontratë, por e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, shkruan 04 Online.
Sulmuesi nigerian, aktualisht i huazuar te Galatasaray, ka shpërthyer këtë sezon me 33 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat, dhe pritet të largohet përfundimisht nga Napoli pas rikthimit nga huazimi.
Bardhezinjtë synojnë ta zëvendësojnë Dusan Vlahovic me Osimhen dhe janë të gatshëm të investojnë fort për të përforcuar repartin ofensiv.
Megjithatë, Napoli ka të drejtën ta refuzojë ofertën, ndërsa në garë është futur edhe Al-Hilal, që mund të paguajë klauzolën dhe t’i ofrojë lojtarit pagë mbi 30 milionë euro në sezon.
E ardhmja e Osimhen pritet të jetë një nga sagat më të nxehta të merkatos së verës./04 Online