Juventusi e ka zyrtarizuar sot rikthimin e Paul Pogbas në Torino.
“Bianconeri” kanë njoftuar se mesfushori francez ka nënshkruar kontratë katëvjeçare, deri në verën e vitit 2026.
Kampioni i botës me Francën ishte lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Manchester United, shkruan “Gazeta Express”.
Pogba i kishte kaluar katër sezone fantastike në Torino para se të rikthehej në “Old Trafford” në vitin 2016, ku për pesë vjet e pati një eksperiencë dëshpëruese.
Francezi synon ta rikthejë formën e dikurshme në Juventus dhe ta ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave, respektivisht në fitimin e trofeve.
Krahas tij, Juve e zyrtarizoi së fundmi edhe përforcimin tjetër, Angel di Maria.
Juve me përforcimet që do t’i bëjë këtë verë synon të rikthehet në majat e futbollit italian dhe të atij evropian. /Gazeta Express/