Juventus synon Antonio Rudiger për të forcuar mbrojtjen nën drejtimin e Spallettit

0
64

Juventus po përjeton një ndryshim të thellë nën drejtimin e Luciano Spalletti, pas disa eksperimenteve të pasuksesshme në pankinë me Thiago Motta dhe Igor Tudor.

Aktualisht, trajneri po mundohet të vendosë filozofinë e tij të lojës me skuadrën që ka në dispozicion, duke zgjedhur Kenan Yildiz si figurën qendrore të projektit. Manuel Locatelli menaxhon ritmin në mesfushë, ndërsa Gleison Bremer mbetet shtylla kryesore e repartit defensiv. Megjithatë, mbrojtësit brazilian i mungon një partner i sigurt në qendër të mbrojtjes.

Për këtë arsye, gjatë muajve korrik dhe gusht, klubi torinez do të përqendrohet në afrimin e një qendërmbrojtësi të ri për të forcuar repartin prapa.

Duke qenë se investimet e mëdha pritet të ruhen për repartin ofensiv, klubi synon të shfrytëzojë një mundësi në tregun e lojtarëve të lirë për mbrojtjen. Sipas ‘TuttoJuve’, një kampion i Evropës si Antonio Rudiger mund të jetë i disponueshëm.

Kontrata e gjermanit me Real Madrid skadon në qershor dhe klubi madrilen ende po debaton nëse do t’i ofrojë rinovim apo ta lërë të largohet falas, pasi problemet me gjurin nuk janë zhdukur plotësisht.

Këtë sezon, Alvaro Arbeloa, dhe më herët Xabi Alonso, janë detyruar të mbështeten kryesisht te Dean Huijsen dhe Raul Asensio për minuta të qëndrueshme, pasi David Alaba, Rudiger dhe Eder Militao kanë humbur shumë ndeshje.

32 vjeçari sezonin e kaluar zhvilloi 50 ndeshje për Real Madridin në të gjitha garat, duke kaluar 4 mijë minuta në fushë, ku shënoi tre gola dhe nuk regjistroi asnjë asistim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here