“Juventus i bukur”, Allegri: Të lumtur dhe të zemëruar, do të kisha firmosur…

0
355

Juventusi u mposht 2-1 përballë Napolit në “Diego Maradona” dhe tashmë rrezikon të humbë edhe vendin e dytë. Me Milanin që ndodhet vetëm një pikë larg. Ndërkohë që Interi mund të çojë distancën në 15 pikë nëse fiton ndaj Genoas.

Trajneri Max Allegri “qau” rastet e humbura, por gjithsesi vlerësoi performancën e skuadrës së tij në deklaratën pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha se Juventusi është brenda objektivave.

Djemtë zhvilluan një ndeshje realisht të bukur, krijuan raste të ndryshme për gol në pjesën e parë. Pas shumë ndeshjeve me Napolin krijuam më shumë se ata. Këta janë shenja rritjeje. Mos të harrojmë që jemi ende të dytët në renditje.

Duhet të jemi të lumtur dhe të zemëruar, sepse mund të kishim sjellë në shtëpi një rezultat të rëndësishëm. Le të vazhdojmë kështu dhe të përgatitemi mirë për Atalantën.

Sa bukur ishte të shihje lojtarët duke ndihmuar njëri-tjetrin në momente vështirësie, më pëlqeu shumë. Më vjen keq për humbjen, sidomos tani që vështirësohet kalendari për objektivin Champions League.

Por jemi brenda objektivave, madje i kemi tejkaluar. Do të kisha firmosur për të qenë në vendin e dytë në këtë pikë të sezonit. Kemi 10 pikë më shumë se Roma e vendit të pestë“, theksoi trajneri i bardhezinjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here