Basketbollistet e KBF “Junior 06 Moni Bau” kanë shënuar fitore të rëndësishme dhe tejet të merituar ndaj ekipit të Vushtrrisë me rezultat 86:70 (23:13, 09:25, 20:15, 36:17).
Vashat e trajnerit Ramush Rushiti e kanë nisur ndeshjen me një mobilizim maksimal, pasi përballë kishin skuadrën e pamposhtur të Vushtrrisë, e cila kishte udhëtuar në Prizren pa asnjë humbje. Kjo dha fryt. Prizrenaset me lojë kolektive, të përqëndruara në mbrojtje dhe falë efikasitetit sidomos të treshes Uka, Bilalli dhe dy tresheve të Gashit në fund të dhjetëminutlshit të parë realizuaan 23 pikë, përballë 13 pikëve të mysafireve.
Çereku i dytë ishte ndryshe. Vushtrriaset luajtën më mirë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Nikoqiret në këtë pjesë realizuan vetëm 9 pikë. Ndërkohë, në fund të kësaj periudhe vushtrriaset shënuan 25 pikë dhe kjo bëri që të kalojnë në avantazh, duke shkuar në pushim me shifrat 32:36.
Në dhjetëminutëshin e tretë pamë lojë relatovisht të novelizuar, ndonëse vashat nikoqire arritën ta ngushtonin edhe më shumë epërsine. Me shifrat 52:53 u përmbyll çereku i tretë.
Fituesi pritej të përcaktohej në periodën e katërt. Në këtë pjesëlojë treshja Uka, Krasniqi dhe Gashi nuk kishin të ndalur. Fillimisht kaluan në avantazh e më pastaj epërsia sa vinte e shtohej. Kle gashi me tri treshe në këtë pjesë i “nokautoi” vushtrriaset, të cilat sikur u dorëzua para kohe.
86:70 ishte rezulatati përfundimtar u këtij ballafaqimi, në të cilin tek vendëset u dalluan Yllza Uka me 20, Vesa Krasniqi ne 17 dhe Klea Gashi ne 22 pikë, prej të cilave 6 herë realizoi jashtë vijës 6.75 metra, sikurse edhe Merisa Bilalli me përvojën e saj dhe Yllka Morina me shumë kërcime nën kosh. Ndërkaq, tek mysafiret u veçua Melvina Haziri me 27 pikë të shënuara.
“Shënuam fitore tejet të vlefshme. Kishim përballë ekipin e pamposhtur të Vushtrrisë. Trajneri Ramush na kishte mobilizuar skajshmërisht. Ne aplikuam lojë kolektive dhe angazhuese, këahtu që fituam me meritë dhe iu revanshuam për humbjen e pësuar në javën e katërt…” tha njëra ndër lojtaret më cilësore, Klea Gashi