Ju shtypen jastëkët? Mjafton një objekt i vetëm për t’i kthyer në formën fillestare

0
593

Kur sapo blini një jastëk të ri, bëni gjumë më të rehatshëm, mirëpo me kalimin e kohës, koka së shpejti do të lërë gjurmë. Madje edhe pas larjes, jastëku nuk do të kthehet në formën fillestare.

Martin Seeley, ekspert i gjumit, ka ndarë një truk për ta kthyer jastëkun në formën fillestare pa gropëza e gunga dhe, e gjitha që duhet të bëni, janë topi i tenisit dhe një çorape.

Martini thotë që jastëkët duhet t’i rregulloni çdo ditë, domethënë t’i ngrini edhe nga ana e majtë edhe nga e djathta, t’i shtypni dhe pastaj të lironi shtypjen.

Kjo do të ndihmojë që të qëndrojnë më të butë dhe më të plotë dhe truku i cili do t’u ndihmojë që të mos jenë me gunga është që t’i vendosni në tharëse rrobash bashkë me topin e tenisit të cilin e kenë vënë në çorape.

– Aktivizoni tharësen në programin më të ulët dhe lëreni të punojë 30 minuta. Topi do të duhej t’i thyente ‘gungat’ e jastëkut, ndërsa çorapja do të ndihmojë që ngjyra e verdhë të eliminohet nga jastëku – thotë ai.

Jastëkët me pendë dhe pupla në fakt bëhen gunga nga djersa dhe lagështia nëse përdoren për periudha të gjata kohore, kështu që ju duhet t’i tundni dhe rregulloni çdo mëngjes për të përmirësuar qarkullimin e ajrit midis pendëve.

Jastëkët duhet të lahen çdo katër deri në gjashtë muaj, kurse këllëfët së paku një herë në javë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here