Ekzistojnë shumë tretmanë për këtë problem, mirëpo shumica e tyre përmbajnë shumë kimikalie të cilat sërish mund të kenë efekte të padëshirueshme, por që janë edhe shumë të shtrenjtë
Nëse keni probleme me rënien e flokëve, provoni këtë tretman plotësisht natyral, të cilin mund ta bëni në shtëpi, do të jeni të kënaqur me rezultatet!
Humbja flokëve është njëri ndër problemet e shpeshta me të cilin njerëzit ballafaqohen.
Ju nevojiten vetëm gjysmë bananeje, gjysmë gote birrë, të verdhët e vezës dhe mjalti! – transmeton Telegrafi.
Çka duhet të bëni:
Më parë ndani të verdhët e vezës në pjatë, shtoni gjysmën e bananes, pastaj shtoni gjysmë gotë birrë dhe në fund shtoni mjaltë organik.
Të gjithë përbërësit është më mirë t’i qitni në blender në mënyrë që sa më mirë të bashkohen.
Kur tretja të jetë e gatshme, qiteni në zonën e rrezikuar dhe lëreni të ndikojë disa orë.
Nëse ndieni ngrohtësi mos bëni panik, ajo është shenjë e mirë. Kjo do të thotë që lëkura juaj absorbon këtë tretje dhe ilaçi ndikon në mënyrën e duhur.
Për rezultate më të mira këtë procedurë përsëriteni disa herë! /Telegrafi/