Ju derdh çaji në prehër, mori 50 milionë dollarë dëmshpërblim

0
51

Michael Garcia është dëmshpërblyer me 50 milionë dollarë, pasi fitoi rastin në një gjykatë në Los Angeles, ku kishte dërguar padi ndaj Starbucksit. Garcias i ishte derdhur një çaj i ngrohtë në një pikë të Starbucksit dhe iu shkaktuan djegie të mëdha, raporton “BBC”. 

Garcia, postier, ka pësuar djegie të shkallës së tretë në zonën e tij gjenitale kur një gotë me çaj të nxehtë ra në prehrin e tij në shkurt të 2020-s.

Starbucks u shpall fajtor pasi kishte dështuar të sigurojë si duhet gotën, e cila i ka shkaktuar Garcias dëme të përhershme. 

Kompania ka thënë se do të apelojë ndaj vendimit, duke aluduar se është shumë e ekzagjeruar për t’u paguar. 

VIDEO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here