Ju bien shumë flokët? Këto janë disa këshilla se si mund të riktheni shëndetin e tyre

0
215

Gjatë verës rënia e flokut bëhet një problem i shpeshtë tek vajzat dhe gratë dhe kjo ndodh për shumë arsye.

Mungesa e një diete të shëndetshme, mund të ndodhë për shkaqe gjenetike, por në verë një faktor kryesor është edhe uji me kripë i detit.

Fakti që flokët janë më shumë sesa duhet të lagura, krijojnë edhe këputjen apo dobësimin e tyre, ndaj nevojitet që gjatë periudhës së verës t’i trajtoni ato në mënyrë të vazhdueshme.

Ndaj ekspertët e bukurisë këshillojnë që të tregohet shumë kujdes dhe gjithashtu të mos mbahen bisht ose topuz sepse nga tërheqja ato këputen.

Bëni kujdes me ushqimin: furnizohuni me proteina, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina, me produkte si: salmoni, qumështi, farat e lirit, manaferrat dhe bajamet.

E në fund, por jo më pak e rëndësishme, trajtoni skalpin dhe masazhojeni flokun gatë larjes ose përdorimit të balsamit, pasi kjo përmirëson qarkullimin e gjakut në folikula, duke i mbajtur ato sa më të shëndetshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here