Eksperti amerikan Edward P. Joseph ka paralajmëruar se një tërheqje e mundshme e trupave amerikane nga KFOR do të përbënte një gabim serioz me pasoja për stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
Në një lidhje direkte për A2CNN, Joseph theksoi se një veprim i tillë do të rrezikonte paqëndrueshmëri të shtuar, duke shtuar se shpreson që Shtetet e Bashkuara të mos ndërmarrin një hap të tillë.
Ai ngriti shqetësimin edhe për qasjen e Donald Trump, të cilin e cilësoi si të paparashikueshëm, duke mos përjashtuar mundësinë që një vendim i tillë të merret.
“Nëse SHBA-të do të tërhiqeshin nga KFOR-i, do të ishte një gabim shumë i rëndë dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë. E kam ngritur këtë çështje me zyrtarë të Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe anëtarë të Kongresit. Madje i kam shkruar edhe një letër sekretarit Rubio, duke i kërkuar administratës që të mos tërheqë trupat”, deklaroi Joseph.
Sipas tij, një tërheqje e forcave amerikane nga misioni paqeruajtës në Kosovë do të krijonte hapësirë për destabilizim jo vetëm në vend, por në të gjithë rajonin e Ballkanit.












































