Skuadra e Galatasarayt ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Fenerbahces me rezultatin 1:3, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën e Turqisë.
Qysh në pjesën e parë skuadra mysafire shënoi dy gola, shkruan Indeksonline
Fillimisht Dominik Livakovic shënoi në portën e tij për t’i dhënë epërsinë ekipit të Galatasarayt.
Kurse në minutën e 28’të, Dries Mertens shënoi për 0:2 pas një asisti të bukur nga Victor Osimhen.
Në pjesën e dytë, skuadra mysafire tregoi se kanë udhëtuar për tri pikë të plota, duke shënuar edhe një herë me anë të Gabriel Sara.
Kurse golin e vetëm për Fenerin e shënoi Edin Dzeko në minutën e 63’të.
Kujtojmë që kjo ishte humbja e parë e Jose Mourinhos në kampionatin turk si trajner i Fenerbahces.