Eksperienca e Jose Mourinhos në krye të Fenerbahçes duket se po i vjen fundi. Sipas mediave turke, përfshirë “Haberturk”, trajneri portugez ka arritur marrëveshje në parim me Federatën Portugeze të Futbollit për të marrë drejtimin e Kombëtares, shkruan 04 Online.
Edhe pse ka kontratë me klubin turk, pritet që Mourinho dhe Fenerbahçe të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për shkëputjen e saj. “Special One” mund ta marrë zyrtarisht postin pas përfundimit të Ligës së Kombeve, ku Portugalia do të përballet me Gjermaninë në gjysmëfinale.
Mourinho, një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit modern, do ta drejtojë për herë të parë Kombëtaren e vendit të tij në sfidat kualifikuese për Botërorin 2026./04 Online