Jose Mourinho pritet të rikthehet në zejën e trajnerit pas shkarkimit nga Roma gjatë këtij sezoni që lam pas.
Trajneri portugez ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen, ashtu raporton Sky Sport, shkruan Indeksonline
Mourinho pritet të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me gjigantin turk, ku dikur ka qenë pjesë edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.
Kujtojmë që Feneri këtë edicion dështoi ta fitonte ligën edhe pse ishte duke kryesuar deri në xhirot e fundit.
Fenerbahce do të synojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve përmes fazës së play-offit.