Roma vazhdon të punojë për të gjetur pasuesin e Henrikh Mkhitaryan, i cili nuk rinovoi kontratën me verdhekuqtë, pasi dëshiron t’i bashkohet Interit.
Trajneri i ekipit kryeqytetas, Jose Mourinho ka hedhur sytë nga kampionati francez për të zëvendësuar armenin, pasi largimi i tij lë një hapësirë të madhe në mesin e fushës.
Portugezi ka piketuar Houssem Aouar, i cili aktivizohet te Lyon. Por e vetmja pengesë e verdhekuqëve për të arritur te futbollisti është shuma prej 25 milionë eurove që kërkojnë francezët.
Mesfushori 23-vjeçar ka edhe një vit kontratë me klubin francez, ndërkohë që oferta e Romës nuk shkon më shumë se 15 milionë euro për momentin. Bisedimet vazhdojnë…/SS