“Jo jetë a vdekje”, Duka: Presioni mbi çekët! Tifozë, tregohuni miqësorë

0
203

Ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare. Kualifikimi në Euro 2024 vendoset në nëntor”, deklaroi trajneri Sylvinho përpara ndeshjes me Çekinë.

Shqipëria pret sonte në “Air Albania” kombëtaren çeke, përballje e vlefshme për grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Shqipëri-Çeki do të transmetohet live në SuperSport 2 (20:45).

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka theksoi në një postim në rrjetet sociale se e sotmja është një nga ditët më të rëndësishme për Kombëtaren dhe të gjithë shqiptarët.

Kreu i futbollit shqiptar ka besim besim tek ekipi, teksa ka edhe një thirrje për tifozerinë e zjarrtë që do të mbushë sonte shkallët e stadiumit kombëtar.

Kjo e enjte e 12 tetorit është një nga ditët më të rëndësishme për Kombëtaren tonë dhe për të gjithë shqiptarët. Luhet ndeshja Shqipëri-Çeki, një nga takimet më emocionuese të grupit tonë.

Dita ka filluar me ankth dhe shumë emocione për duelin që do luhet në ‘Air Albania’. Fitore, barazim dhe humbje. Janë tri rezultate në lojë. Dhe sigurisht që në këto raste, skuadra që do të ndjejë më pak presionin dhe që do të menaxhojë më mirë emocionet merr një rezultat pozitiv.

Unë jam besimplotë, që pavarësisht ekipit të mirë dhe shumë fizik që kanë çekët, ne gjithashtu kemi kualitetin për ta fituar këtë ndeshje. Dhe e kemi treguar në këtë rrugëtim, që kur luajmë së bashku si një grup, jemi shumë të fortë.

E treguam këtë gjë edhe në ndeshjen e 32 ditëve më parë, ndaj Polonisë po në këtë stadium, ku fituam 2-0. Për ne nuk është një ndeshje vendimtare, një sfidë ‘jetë a vdekje’. Presioni është mbi ta.

Ne duhet vetëm që të menaxhojmë sa më mirë. Dhe jam i sigurt që me mbështetjen e tifozëve tanë mund t’ia dalim. Sonte duhet të festojmë të gjithë së bashku.

Një thirrje kam edhe për tifozët tanë të dashur: të jenë bashkëpunëtorë, të na mbështesin dhe mos të hedhin sende apo mjete piroteknike në fushë. Është në dëmin e të gjithëve.

Gjithashtu, të respektojmë sa më shumë ata tifozë që vijnë sonte nga Çekia. Në Pragë u pritëm të gjithë shumë ngrohtë nga populli çek.

Të jemi sa më miqësorë me ta sepse fundja ditës, ne shqiptarët njihemi për mikpritjen.

Forca Shqipëria!”/SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here